728 X 90 Ad slot

4/11/2009

LIDER

reality show

REALITY SHOW MË SPEKTAKOLAR QË PROMOVON LIDERAT E RINJ…

Cmimi: Më i larti dhënë ndonjëherë në Shqipëri… Jo vetëm para, por edhe karrierë dhe shkollim cilësor.

Objektivi: Synon të zgjedhë brenda një grupi prej 16 të rinjsh me formim solid kulturor nga gjithë hapësira shqiptare, individin me cilësi më të spikatura prej lideri: ndershmërinë, aftësitë profesionale, organizative, komunikative,etj. nëpërmjet një jurie të kualifikuar dhe votimit të publikut

RISITE:
a) unik në llojin e vet në të gjithë botën
b) reality shoë me objektiv specifik, dhe jo të papërcaktuar
d) edukativ, sa kohë që të rinj me formim të shkëlqyer do të ofrojnë modele të reja politikanësh me cilësi të admirueshme për të rinjtë e tjerë; orientues për votuesin;
e) njohës, pasi krijon mundësi të njohim aspiratat e më të rinjve, preferencat e tyre, modelet e tyre, etj. Në këtë aspekt është dhe një mënyrë për të zhvilluar një lloj eksperimenti ndikues në të bërit politikë në Shqipëri
f) formues, sa kohë që të rinjtë e mbyllur do të marrin njohuri të reja
g) kontribues për politikën; emisioni do të krijojë figura publike të cilat do të kenë akses më të lehtë në rradhët e politikës
h) ndërveprues me publikun dhe i hapur për dijen, ndryshe nga reality shoë-t e tjerë ku të mbyllurit izolohen nga kultura, dhe “koha për ta ndalon” në momentin kur hyjnë.
i) i mbikqyrur shkencërisht dhe i asistuar prej një grupi ekspertësh të nivelit të lartë profesional si Artan Fuga dhe një grup tjetër profesorësh.

Veçoritë e jetës në Qytetin politik
Të rinjtë do të përzgjidhen nisur nga cilësitë e tyre individuale por dhe nga përkatësia ideologjike. Nisur nga kjo ata do të duhet të krijojnë që në fillim të qëndrimit të tyre atje 3 parti politike (në grupe 6:6:4 vetësh). Ata do të zgjedhin institucionet e qytetit të cilit do t’i vënë emrin vetë. Do të zgjedhin parlamentin e tyre në të njëjtin proporcion (3.3.2) të paktën tre javët e para, një parlament funksional sipas modelit real, do të zhvillojnë debate, detyra ditore me natyrë akademike, enciklopedike, sociale, etj, do të ndërlidhen me mjedisin e jashtëm (mbështetës, politikanë realë, grupe interesi), me emisione të rëndësishme si Opinion në TV Klan dhe do të sigurohen kontakte me politikanë realë të nivelit të lartë.

Konkurentët do të zgjedhin një figurë administruese të jetës së tyre, Presidentin e qytetit, i cili do të zgjidhet sipas cilësive që do të shfaqë.

Ata do të ndjekin leksione pedagogësh të shquar, do të vendosin kontakte me personazhe reale të jetës së përditshme në forma që do të bëhen të njohura ditë pas dite.

Do të ketë takime me familjarët kur të dëshirohen, mjaft që të lajmërohet në kohë që të planifikohet si duhet në planin teknik dhe logjistik.

SHOW televiziv (Prill - Qershor 2009)
Jeta komunitare e 16 të rinjve në qytetin politik që do të krijojnë brenda, por pa u izoluar nga bota e jashtme. Transmetim 24 orë non stop në TELENORBA, si dhe përmbledhjet çdo pasdite në TVKLAN.

Show i së DIELES në orën 20.10TVKLAN per 12 javë deri në shown final, ku me vlerësimin e jurisë dhe të publikut do të shpallet FITUESI - LIDER.

Burimet njerëzore
Kryekonsulent përmbajtjeje: Akademik Profesor Artan Fuga, profesor në Universitetin Paris II

Ekipi konsultativ
Dr.Ulpiana Lama, Doktorant (në vazhdim) – Shkenca politike, Paris 8 University, France
Dr. Ermal Hasimja, Kërkim post-doktoral në London School of Economics and Political Science.
MA. Adri Nurellari, Mphil. në Studime Evropiane, Universiteti i Cambridge, Churchill College,
MA Rudina Seseri, MBA në Harvard University
MA Donika Capi, Doktorant në Filozofi politike (në vazhdim), Katholieke Universiteit Leuven, Instituti Filozofisë, Leuven, Belgjikë
MA Belina Budini, Master në Media dhe Komunikim, Goldsmiths College, University of London
Drejtimi organizativ: Eptan Lohja
Drejtor editorial: Mentor Nazarko
Regjisor: Ardit Roshi
Drejtor artistik: Alfonso Feliziani
Skenograf: Paolo Canne
4/11/2009 0
Comments
0 Comments

0 Responses to “LIDER”

Post a Comment

All Rights Reserved Klan TV Blog | TV Klan Hub