728 X 90 Ad slot

Video Player Playlist

This div will be replaced

11/05/2011

GYMYSH

- ON AIR NE TV KLAN -
Nga hene ne te premte, ora 17:15
(Duke filluar nga 11 prill 2011)
Telenovela me e suksesshme turke e momentit me rekorde shikueshmerie kudo ku eshte shfaqur.


Fenomen televiziv ne te gjitha vendet arabe dhe Ballkan:
Sukses I jashtezakonshem ne Kosove, Serbi, Hungari, Ceki, Bullgari, Rumani, Greqi, Kroaci, Maqedoni.

“Gumush”, telenovela me popullore turke qe pushtoi te gjithe lindjen e mesme me audience absolute.
Aktualisht eshte duke u shfaqur ne Greqi, Kroaci, Serbi, Kosove dhe tani ekskluzive ne Shqiperi nga TV KLAN.

Te jetosh me hijen e vdekjes
Nje zemer qe vuan nga humbja e gjysmes tjeter
Gymysh, nje femer me shume endrra
Mehmet, nje mashkull I deshperuar
Nje martese me pahir, a mund te bashkoje dy fate!?
Dhimbje, pendime, ndjenje faji, zemerim, shprese dhe passion.

Historia e dashurise e hirushes se koheve moderne!

Nje tragjedi e dhimshme qe lendon pergjithmone zemren e Mehmetit.
Historia e Gymysh, nje vajze nga fshati, e cila perpiqet te fitoje vendin e saj ne nje familje me emer.
Gymush shkon ne Stamboll per te ndjekur nje enderr, te martohet me Mehmetin.
Nje jete krejtesisht e re, e panjohur per te.
Por lumturia eshte shume me larg se c’e kishte imagjinuar.
Gymysh duhet te beje nje zgjedhje, te dorezohet apo te luftoje.
Dashuria eshte nje beteje pafund…


Me aktoret:
Songul Oden - Gymysh
Kıvanç Tatlıtuğ – Mehmet, si “Brat Pit” i Turqise.

Vetem ne Arabine Saudite, 4 milione shikues kane ndjekur cdo dite Gumush ne MBC channel. Episodi i fundit ka shenuar rekord audience: 85 milione shikues me date 30 gusht 2010. Ne Bullgari cdo episod eshte ndjekur nga se paku 2 milione shikues. Ne Greqi, 60 episodet e para transmetoheshin nga Makedonia TV, por nisur nga suksesi I jashtezakonshem, ANT 1, bleu serite ne vazhdim me cmim te dyfishuar (eshte aktualisht ne transmetim).

11/06/2010

KENGET E SHEKULLIT


100 kenget me te bukura popullore
Nje program nga: Pandi Laco, Adi Hila & Bledi Laco

“Kenget e shekullit” eshte nje format origjinal televiziv, por tashme vjen si projekt i njohur dhe i suksesshem muzikor me dy edicionet e tij te kenges se lehte shqiptare. Kete here ai vjen me nje tjeter ide dhe permbajtje , sepse do te sjelle nje nje krijimatri krejt tjeter nga ajo e edicioneve te kaluara. Ai merr persiper te sjelle kenget me te bukura popullore e qytetare shqiptare, ate pjese shume te ndjeshme e te afert per te gjithe publikun televiziv. Programe televizive me muzike popullore jane realizuar mjaft, gjithashtu ka kanale televizive te dedikuara e tematike te muzikes popullore. Po ne rastin tone behet fjale per nje pune mjaft te kujdeshme me krijimtarine popullore, ne nje perzgjedhje te kalibruar te gjerave me te dashura e me te njohura, ne nje qemtim te perlave te muzikes popullore e qytetare. Per here te pare merret persiper te behet nje sondazh per kenget me te bukura te tabanit, ato qe na kane shoqeruar ne jeten tone ne cdo hap. Eshte nje format qe nderthur ritmet e emocionet. Jane 100 kenge shume te suksesshme, te cilat prezantohen ne 10 nete(10 te shtuna “prime time”) pra 10 kenge ne cdo mbremje. Keto kenge do ti nenshtrohen nje votimi te publikut permes mesazheve telefonike duke percaktuar nje “Superklasifikim”.

Presupozohet te kete shume sukses sepse jane kenget me te dashura per publikun, kenget qe dihen permendesh, qe kendohen neper festat dhe gezimet familjare.

Nje tjeter arsye qe garanton suksesin e programit eshte se kenget do te interpretohen nga 10 prej kengetareve me te kerkuar dhe me te mire shqiptare, versione te reja, me orkestracione moderne, te shoqeruara nga nje formacion i madh orchestral, te kenduara “Live”. Pas suksesit te spektaklit “Gjeniu i vogel” disa muaj me pare ne TV Klan, stafi realizues artistik i ketij programi i ka shanset te realizoje nje tjeter show me audience maksimale, e me parametra europiane, I cili do te transmetohet ne TV Klan.
Kenget do te interpretohen “live” ne studio, me nje pjesemarrje te gjalle te publikut ne salle duke perfshire ne nje klime festive edhe teleshikuesit ne shtepi. Nje band tjeter i karakterit mesdhetar do te percjelle dhe nje tjeter grup kengesh e kolazhesh “live” ne studio me artiste e personazhe te ftuar.

Programi do ti beje jehone krijimtarise se nje shekulli, artistit popull qe e ka krijuar ate por dhe artisteve te medhenj qe e kane percjelle ate, duke filluar nga Tefta Tashko, Hafize Leskoviku, Marie Kraja, Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Fitnete Rexha e deri ne artistet e medhenj bashkekohore Bik Ndoja, Grupi “Lira”, Pleqte e Krujes, etj etj.

Me kengetaret Yje:
Eranda Libohova, Stefi dhe Endri Prifti, Merita Halili, Frederik Ndoci, Rosela Gjylbegu, Maja, Sidtrit Bejleri, Ylli Baka, Selami Kolonja.

ON AIR NE KLAN: E SHTUNE 20:30
Nga 16 tetor 2010

4/11/2009

OPINION

nga Blendi Fevziu.
Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare. Arena e politikes shqiptare, ne vitin e tij te 12-te televiziv.

Ne sesonin televiziv 2008/9, “Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.

Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.

Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:00 E ejnte – 21:00

Opinion", viti i dymbedhjete

Interviste me Blendi Fevziu (04 Shtator 2008 "Koha Jone")

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu eshte ne pergatitjet e fundit per te nisur transmetimin ne format te ri, te emisionit tashme 12-vjecar, "Opinion". Programi jo vetem politik do te transmetohet gjate sezonit televiziv 2008-2009, kater here ne jave dhe vjen me risi te cilat e bejne dhe me atraktiv emisionin qe ka kapur majat me te larta te audiences ne Shqiperi. Per keto risi dhe detajet te tjera qe lidhen me "Opinion", drejtuesi i saj Blendi Fevziu, rrefen pse vendosi te shtoje ditet e transmetimit dhe punen qe po behet me temat e zgjedhura. Fevziu flet dhe per gatishmerine e tij per nje debat te mundshem televiziv, mes Berishes dhe Rames.

I nderuar z.Fevziu, emisioni juaj deri se fundi i perjavshem "Opinion", eshte ne vitin e dymbedhjete te transmetimit. Kete sezon te ri televiziv ne Tv Klan, ju keni paralajmeruar se ky program do te jete kater mbremje te cdo jave. Cilat jane risite qe sjell ky transmetim maratone?

Nuk besoj se eshte nje transmetim maratone, por nje transmetim dy here me shume se sa ai qe ishte deri ne korrik te ketij viti. Ideja eshte e thjeshte. Emisionet e kesaj natyre ne gjithe boten jane se paku pese here ne jave, nuk gjen me emisione qe jane nje apo dy here ne jave. Ketij modeli te perbotshem nuk i shpetojme dot edhe ne. E dyta, emisioni kater here ne jave te lejon te fokusohesh tek ngjarjet ne kohe reale. Ndodhia e dites mund te jete e zgjeruar dhe e komentuar ne darke. Kjo eshte nje lloj gazetarie qe une e kam lakmuar gjithnje dhe qe nuk te le asnjehere ne balte. E fundit, emisioni dy here ne jave, nuk te lejonte te fokusoheshe ne tema me te thjeshta, por qe jane po ashtu aq te pranishme ne jeten tone. Ky format e mundeson kete.

Mendoni se eshte nje ngarkese e larte dhe si do ta perballoni, per vete faktin se moria e te ftuarve te programit eshte e madhe dhe sigurisht per te dale deri ne mbremjen e transmetimit, zhvillohet nje pune voluminoze?

Besoj se po. Pastaj nuk besoj se ka ndonje gje ne bote, qe arrihet pa pune. E dyta, kam ndertuar nje staf qe besoj se mund te punoje individualisht ne avance. Plus, kemi percaktuar nje mori temash, me te cilat mund te shkojme deri ne fund te sezonit, edhe sikur te mos ndodhe asgje ne kete vit. Dje, kemi bere nje kalendar me 220 tema dhe personazhe per 189 emisione qe do te kete sezoni. Kemi perzgjedhur nga 10 te ftuar per cdo teme dhe po punojme per disa emisione qe do te jene ne pranvere, por qe kerkojne pune qe tani.

"Opinion" eshte i njohur shume per debatet e drejtperdrejta politike qe ka transmetuar qe ne vitin 1997 ne TVSH si "E diela Debat" dhe me tej, pas kalimit ne Tv Klan. Mund te na zbuloni projektet tuaja, a do te kete debate politike mes perfaqesuesve te forcave kryesore politike, sidomos per faktin se po afron dhe viti elektoral dhe ne kete pike, mendoni se veshtiresite per t'i mbledhur se bashku jane jo te vogla?

Padyshim, nuk do te nderroje profili i emisionit, thjeshte do te behet me liberal, me i gjere dhe do te vijojne po ato debate. Aq me teper, sic thoni ju, qe eshte edhe vit elektoral. Nga ana tjeter nuk duhet te harroni dicka. Opinion eshte emisioni me i vjeter i ketij lloji ne Shqiperi, hyn ne vitin e dymbedhjete dhe ka arritur te mbijetoje per mrekulli. Jo vetem kaq, por vjet, nga sondazhet tona, ka arritur te kete nje ndjekje qe as vete une nuk e kisha besuar.

Nje tjeter dimension do te jene temat dhe te ftuarit nga Kosova. Atje dhe ne pjesen shqiptare te Maqedonise emisioni eshte shume i ndjekur dhe ne do te punojme fort qe te jemi edhe me shume prezent atje.

Nje pike tjeter e forte e "Opinion" jane intervistat me personalitetet me te njohura te thuajse te gjitha fushave ne vendin tone por dhe personalitete te huaja. Keni menduar qe te perzgjidhni gjate sezonit te ri televiziv disa prej tyre dhe nese po, cilet jane?

Ka shume te tille dhe ky stil do te vijoje. Emra nuk po them ende, eshte heret. Por ju siguroj se te gjithe personazhet e rendesishem te shoqerise shqiptare dhe asaj te Kosoves do te jene te ftuar kete vit.

Emisioni juaj tashme kater here ne jave, do te kete disa ndryshime ne permbajtje dhe skenografi. Cilat jane ato?

Emisioni do te jete te hene, te marte dhe te merkure nga ora 22.00 deri ne 23.00. Te enjten do te jete ne ora 21.00 deri me 23.00. Nga e hena deri te merkuren emisioni do te jete nje nderthurje e debatit me intervisten sipas rastit. Do te kete nga nje deri ne dhjete te ftuar. Te merkure do ruhet profili i plote politik. Midis tyre do te kete emisione dossier nga ato qe ju i njihni dhe qe lidhen me nje moment te caktuar ose date perkujtese. Ne kete drejtim kemi plot gjera interesante. Skenografia nuk ndryshon ne thelb, por pasurohet. Ne vend te tre monitoreve te vjeter, kemi vendosur tre plazma LCD 106 poleshe, qe jane sot prerja me moderne dhe me e madhe ne bote. Studio eshte konceptuar si qark dhe ne emision do te shtohen sondazhet online dhe pyetjet online.

Ne kuadrin e risive, kemi verejtur sezonin e kaluar, se ju perfshite, nje numer te madh personalitetesh edhe nga fusha te artit, sportit, etj. Kjo risi do te vazhdoje edhe kete vit?

Padyshim, kete vit me shume. Emisioni do te jete i hapur edhe ndaj personazheve dhe temave qe dikur, per arsye kohe dhe intensiteti nuk zinin vend ne Opinion. Por nga ana tjeter, keto jane tema qe e intrigojne shoqerine dhe si te tilla vlejne te diskutohen.

Dhe nje pyetje te fundit, qe ka sigurisht shume interes per qytetaret, lidhet me nje dekade me pare kur ju arritet te ulnit perballe njeri-tjetrit, ne studion e emisionit tuaj, dy lideret e atehershem te politikes, Nanon qe ishte ne pushtet dhe Berishen qe kryesonte opoziten. Pyetja eshte, do te kerkoni ju te ulni ne studion tuaj per nje debat me ju, lideret kryesore aktuale te politikes, Berishen dhe Ramen?

Besoj se nje gje e tille do te kerkoje kohe dhe i takon me shume momentit parazgjedhor nese ndodh. Por kjo nuk eshte nje gje qe varet nga une.
All Rights Reserved Klan TV Blog | TV Klan Hub